Fitness

Pse rutina e stërvitjes së Adele mund të jetë e rrezikshme

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2021

Pse rutina e stërvitjes së Adele mund të jetë e rrezikshme

Në intervistën e saj për Vogue për kopertinën e nëntorit, Adele foli për regjimin e stërvitjes, i cili për ekspertët u konsiderua i tepërt.

Adele u shpreh se nisi të stërvitej për të menaxhuar mirëqenien e saj të përgjithshme. “Ishte për shkak të ankthit,” tha ajo. “Duke u stërvitur, thjesht ndihesha më mirë. Asnjëherë nuk kishte të bënte me humbjen e peshës”. 

Këngëtarja tha se stërvitet “dy ose tre herë në ditë”. Zakonisht e nis me ushtrime me pesha në mëngjes, ecje ose boks pasdite dhe kardio gjatë mbrëmjes. Megjithatë, Sidoqoftë, ekspertët mjekësorë pohojnë se stërvitja dy ose tre herë në ditë mund të jetë e dëmshme dhe të paraqesë disa rreziqe afatgjata shëndetësore.

"Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor i udhëheqjes së një jetese të shëndetshme," tha shefi mjekësor i WebMD, John Whyte për The New York Post. Whyte është mjek dhe autor i njohur që ka komunikuar me publikun për çështjet shëndetësore për gati dy dekada.

"Por të punosh dy deri në tre herë në ditë është shumë. Kur stërvitemi, ne vendosim stres në muskujt, kockat dhe organet tona. Dhe nëse nuk u japim atyre pjesëve të trupit tonë një mundësi për t'u shëruar pas përdorimit, funksioni i tyre mund të fillojë të përkeqësohet. Kur e teproni me palestrën, kjo streson trupin dhe muskujt tuaj.”

Eksperti shtoi:

"Trupi pastaj prodhon kortizol në përgjigje të stresit kronik. Nivelet e larta të kortizolit mund të dëmtojnë aftësinë e sistemit imunitar për të shmangur sëmundjet."