Celebrity

Dizajneri i Balmain tregon përvojën e vështirë: ‘Kam bërë gjithçka për ta fshehur’

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2021

Dizajneri i Balmain tregon përvojën e vështirë: ‘Kam

Olivier Rousteing, drejtori artistik i shtëpisë luksoze të modës, Balmain, zbuloi se ka pësuar lëndime serioze pasi një oxhak shpërtheu në shtëpinë e tij në Paris vitin e kaluar.

Përmes një postimi në Instagram, 36-vjeçari tha se kishte "fshehur këtë për një kohë të gjatë", por ishte "më në fund gati për ta ndarë" përvojën e tij, duke shtuar se incidenti ndodhi një vit më parë, më 9 tetor 2020.

"Kam bërë gjithçka për ta fshehur këtë histori nga sa më shumë njerëz dhe duke u përpjekur ta mbaj sekret me ekipet dhe miqtë e mi për shumë kohë," shkroi Rousteing.

"Për të qenë i sinqertë, nuk jam vërtet i sigurt pse më vinte kaq turp, ndoshta ky fiksimi për përsosmërinë për të cilën moda njihet dhe pasiguritë e mia," shtoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OLIVIER R. (@olivier_rousteing)

Dizajneri, i cili falenderoi spitalin Hôpital Saint Louis në Paris, tha se i kishte fshehur plagët me rroba dhe aksesorë. Ai tha se përvoja e bëri të kuptojë se fuqia e rrjeteve sociale u mundësoi përdoruesve të "krijojnë narracionin tonë të veçantë që shmang atë që ne nuk dëshirojmë të shohim ose shfaqim.”

"Sot, ndihem kaq i lirë, kaq mirë dhe kaq me fat. Po filloj një kapitull të ri me një buzëqeshje në fytyrë dhe një zemër plot mirënjohje,” shkroi Rousteing, duke u kujtuar ndjekësve se "ka gjithmonë diell pas stuhisë.”

Dizajneri i Balmain tregon përvojën e vështirë: ‘Kam

Olivier Rousteing qëndron në krye të Balmain që prej vitit 2011 dhe që prej asokohe ka bashkëpunuar me emra si Rihanna, Jennifer Lopez, Beyoncé, Iman Gigi Hadid, Kylie Jenner dhe Cara Delevingne.