Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk janë më në lidhje, por ky i fundit e la pa përgjigje pyetjen nëse ka ndonjë mundësi që të kthehen sërish bashkë. Gjatë disa pyetjeve të Palomës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi foli për herë të parë për marrëdhënien me Borën dhe raportin që ka me Semin.
Pyetjes pak të çuditshme të Palomës – nëse familja e tij e ka pasur problem lidhjen me një grua me fëmijë - ai iu përgjigj: “Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur dhe kur unë jam i lumtur, ata janë të lumtur”. Bora është nënë e një djali, Arborit, nga raporti me Vin Velin.
Në një moment tjetër, u shpreh se të dy kanë qenë xhelozë. “U bënë të gjitha gjërat bashkë. Unë të thashë që dy gjela në shtëpi...” tha ai.
“Nuk ta them dot pra. Mbaroi intervista” u përgjigj Donaldi pasi u pyet nëse mund të kthehen sërish bashkë.
Në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Semin, shoqja e ngushtë e Borës, të dy thanë se raporti mes tyre nuk ka lidhje me romancën.
“Ne dukeshim që nuk ishim ashtu [në romancë],” u shpreh Semi pasi Monika Lubonja tha se kishte menduar se ata njiheshin jashtë dhe do të lidheshin brenda shtëpisë. “Se unë e kam kiminë me këtë robin, po e kam që nga jashtë, [nga] shoqëria, [kam] tjetër lidhje.”
- Ilir Shaqiri flet për tradhtinë dhe se si shpëtuan martesën: 'Do isha duke qarë vetveten'
- Banorët e ‘Big Brother VIP’ përloten nga historitë e dhimbshme të njëri-tjetrit
- Big Brother VIP: Semi Jaupaj flet për ndarjen nga Bojken Lako!
- Big Brother: Njerëzit janë kuriozë të dinë si do sillen Semi dhe Donaldi me njëri-tjetrin