Muzika

Adele njofton datën e publikimit të albumit: ‘Po futesha në një labirint’

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2021

Adele njofton datën e publikimit të albumit: ‘Po futesha në

Pas detajeve të zbuluara njëra pas tjetrës, Adele konfirmoi zyrtarisht datën e publikimit të albumit të katërt.

“30” do të publikohet më 19 nëntor. Në deklaratën që shoqëronte njoftimin, Adele u shpreh:

“Unë nuk isha kurrkund ku shpresoja se do të isha kur nisa [albumin ‘30’] tri vite më parë. Krejt e kundërta në fakt. Unë preferoj rutinat dhe qëndrueshmërinë për t’u ndjerë e sigurt, gjithmonë kështu kam qenë. E megjithatë me vetëdije – me dëshirë madje – po futesha në një labirint të rrëmujës absolute dhe trazirave të brendshme.”

Adele dhe ish-burri i saj, Simon Konecki, u divorcuan në vitin 2019. Për Vogue, Adele tregoi se ata ishin ndarë shumë kohë para se ndarja të bëhej publike. Ish-çifti kanë një djalë nëntë vjeç.

Tani, 33 vjeç, Adele shkruan se kishte "mësuar shumë të vërteta të errëta shtëpiake" për veten në tre vitet e fundit.

“Ndihem sikur më në fund kam gjetur përsëri ndjenjën time. Unë do të shkoja aq larg sa të thosha se kurrë nuk jam ndjerë më e qetë në jetën time. Dhe kështu, jam gati ta nxjerr përfundimisht këtë album.”

Albumi do të paraprihet nga kënga “Easy on Me”, e cila do të publikohet këtë të premte.