Llogaria e yllit të TikTok, Addison Rae, u fshi përkohësisht nga platforma e rrjeteve sociale. Addison, 21 vjeç, njoftoi se llogaria e saj ishte fshirë duke postuar një foto në Twitter ku shkruhej: “Llogaria juaj është bllokuar përgjithmonë për shkak të shkeljes së vazhdueshme të udhëzimeve tona.”
Addison bëri shaka duke thënë, “Epo koha për të gjetur një punë.”
Addison nuk e specifikoi arsyen e fshirjes së llogarisë, por njerëzit në internet janë të mendimit se bllokimi ndodhi për shkak të një videoje ku ajo drejton kamerën në pjesën e të pasmeve.
"Llogaria e Addison po funksionon normalisht," tha një përfaqësues i TikTok për Page Six. “Llogaria e saj u bllokua shkurtimisht dhe më pas u rikthye brenda një ore.”
Disa njerëz kritikuan TikTok për standardet e dyfishta për shkak se rikthyen llogarinë e saj, ndërkohë që supozohet se bllokimi ishte i përhershëm.
Addison Rae, e cila ka 85 milionë ndjekës, është TikToker i tretë më i ndjekur pas Charli D’Amelio (126.1 milionë ndjekës) dhe Khaby Lame (116.1 milionë ndjekës).
- Njerëzit kanë një problem me listën e të ftuarve në Met Gala këtë vit: Me kë e kanë ekzaktësisht?
- Deklarata e Addison Rae në lidhje me jetën e Britney Spears i acaroi keq njerëzit në internet!
- Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae është e çuditshme
- Adoleshentët që Tik Tok bëri milionerë: Listën e kryeson Addison Rae