High Tech

Kjo do të jetë platforma më e madhe kompjuterike dhe Mark Zuckerberg vë bast për këtë

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2021

Kjo do të jetë platforma më e madhe kompjuterike dhe Mark

Mark Zuckerberg, drejtori ekzekutiv i Facebook, ka folur prej kohësh për rëndësinë e “metaverse” – një version i realitetin virtual – të cilin Zuckerberg e sheh si të ardhmen.

Metaverse, një shkurtim për "meta-univers", është një botë dixhitale ku e vërteta dhe bota virtuale bashkohen dhe u lejon njerëzve të lëvizin midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual. Në aspektin praktik, i referohet produkteve dhe shërbimeve të realitetit të shtuar dhe virtual.

Të hënën, Facebook njoftoi se po planifikon të punësojë 10,000 njerëz në Bashkimin Europian për të ndërtuar metaverse.

"Sot, ne po shpallim një plan për krijimin e 10,000 vendeve të reja të punës me aftësi të larta brenda Bashkimit Europian (BE) gjatë pesë viteve të ardhshme.”

Zuckerberg e ka cilësuar metaverse si "gjenerata e ardhshme e internetit dhe kapitulli tjetër" për kompaninë, u tha ai investitorëve në një konferencë në korrik.

Kjo do të jetë platforma më e madhe kompjuterike dhe Mark

Çfarë është metaverse? Termi përcakton një hapësirë kibernetike paralele me realitetin fizik, ku një bashkësi njerëzish mund të ndërveprojnë në formën e avatarëve. Koncepti u krijua nga autori Neal Stephenson në romanin fantastiko-shkencor të vitit 1992 "Snow Crash”. Metaverse i referohet shkrirjes së realitetit fizik, të shtuar dhe virtual në një hapësirë të përbashkët online.

Kjo do të jetë platforma më e madhe kompjuterike dhe Mark

Facebook ka njoftuar më parë se do të krijojë disa produkte për të punuar posaçërisht në projekte të lidhura me metaverse. Në vitet e ardhshme, Facebook pret që njerëzit të mos e shohin më si një kompani të rrjeteve sociale, por si një kompani metaverse. Sipas Zuckerberg, metaverse do të jetë platforma e ardhshme më e madhe kompjuterike.

Burimet: Verge, Euronews