Shqipëria

Kryeministri Rama flet për studentët e pavaksinuar dhe çfarë do të ndodhë me ta

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2021

Kryeministri Rama flet për studentët e pavaksinuar dhe

Studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në mësim dhe fushata e vaksinimit u përket autoriteteve sepse qeveria nuk mund të dërgojë forca për t’i ndaluar ose për t’i nxjerrë studentët jashtë, u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervisë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania.

Rama u shpreh se universitetet janë autonome, që do të thotë se u përket atyre, por edhe Ministrisë së Arsimit, që të nxisin studentët që të vaksinohen. “Ata që janë vaksinuar meritojnë të qëndrojnë në një mjedis të sigurt," tha Rama.

I pyetur se ku është dallimi mes auditoriumeve dhe kafeve ku nuk kërkohet vaksina, kryeministri u shpreh se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.

“Në stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar,” shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.

Mëhilli i tha kryeministrit se Shqipëria e nisi procesin e vaksinimin si ndër vendet e para në Europë dhe sot është e parafundit në Europë. Sipas Ramës, ritmi i vaksinimit ka rënë jo se nuk ka vaksina, por se “jemi në kushtet kur një pjesë e shoqërisë ka rënë në inercinë e relaksimit të përgjithshëm” dhe e quajti atë pajustifikueshme.