E keni parasysh kur e keni adhuruar nga larg dikë dhe thjesht zhgënjeheni kur i takoni nga afër? E njëjta situatë i ka ndodhur njerëzve me poshtë me emra të famshëm, por çuditërisht të pasjellshëm.
1.Clive Owen
"Kam takuar shumë të famshëm në të shkuarën dhe kam qenë fanse e aktorit derisa e takova personalisht. Unë menaxhoja një dyqan lulesh në një zonë të njohur të Londrës dhe ai kaloi aty me shpejtësi. E pyeta me shumë takt nëse ishte ok apo i duhej diçka teksa bënte pazar. M'u kthye me nënqeshje duke më thënë: "Po, pse s'duhet të jem mirë?" Epo më fal që të pyeta pra! Tërësisht i pasjellshëm."
2.David Williams
"Më rastisi që kalova pak kohë me të në 2017-ën dhe ai mezi më shihte, e jo më të më fliste."
3. Michael Bublé
"Shumë kohë më parë, kur Michael Buble dilte me Emily Blunt unë dhe motra ime shkuam tek koncerti i tij. Ne u përpoqëm të pyesnim pjesëtarët e bandës së tij nëse mund të shkonim në festën që do të bëhej pas. Kur shkuam atje, sigurisht kishte vetëm gra. Kur erdhi Michael vunë ultimatumë të mos bënim asnjë foto. Ai vetëm mund të jepte autografe. Kur një vajzë e vogël e pyeti këngëtarin nëse po dilte me vajzën e "Devil Wears Prada" ai u përgjigj: 'Do të thuash a bën seks? Eshtë e komplikuar.' Pastaj preku motrën time në krahë dhe filloi t'i thoshte që nëse ajo do ta donte, mund ta kishte atë kur të donte. Ishte e gjitha skenë e çuditshme dhe la shenjë të keqe tek unë."
4. Jessica Alba
"Unë i kam shërbyer asaj në një kafe në San Francisco. Ajo asokohe s'ishte dhe shumë e famshme dhe përveç kësaj ishte kaq e pasjellshme. Nuk të shihte as në sy dhe djali që ishte me të (i dashuri ndoshta) dukej i shqetësuar nga sjellja e saj. Gjatë gjithë kohës përpiqej të sillej mirë me ne që të mos nxirrte në pah gjestet e pahijshme të saj."
5. Machine Gun Kelly:
"Ai ka qëndruar njëherë tek hoteli luksoz ku unë punoja para shumë vitesh. Ai jo vetëm që ka qenë gjithë kohës i zemëruar, por bërtiste me sa kishte në kokë, për një Zot e di se çfarë. Menaxheri im i kërkoi të largohej nga hoteli sepse po trembte klientët e tjerë."
Burimi: BuzzFeed