Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve të mbajtur sot për të shqyrtuar situatën e Covid-19 në vend, u fol edhe për menaxhimin e dozës së tretë të vaksinave, grupmoshat e vaksinimit si edhe masat kundër virusit.
Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli tha se personat mbi 60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pas dozës së dytë, duke filluar nga data 1 nëntor.
Ndërkohë, u njoftua se tashmë të rinjtë mund të vaksinohen jo më nga 18 vjeç e lart, por që prej moshës 16 vjeç.
Masat e tjera mbeten siç janë. U theksuar se "prioritet mbetet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës, për ata që nuk janë vaksinuar."
Burimi: Euronews Albania