Angelina Jolie u shfaq sërish me të bijat, këtë herë në Festivalin e 16-të të Filmit në Romë për të promovuar filmin e ri nga Marvel Cinematic Universe, “Eternals”. Jolie eci në tapetin e kuq me një fustan metalik Versace dhe me fjalë për fjalë dukej si “perëndeshë”, siç shkroi në Instagram Donatella Versace.
Megjithatë, diçka nuk shkoi sipas planit. Një surprizë e pakëndshme – extensions. Kushdo që ishte i ngarkuar të merrej me zgjatimin e flokëve të Angelina-s, nuk e bëri siç duhet punën.
Who put the extensions to my queen Angelina Jolie? They need to be fired. pic.twitter.com/u3RrlT9h35
— tinajolie (@Jolietheternal) October 24, 2021
Njerëzit në Twitter qeshën. Mesa duket, edhe yjet janë si ne!
Where is the loyalty? Who let Angelina Jolie leave the house with these extensions? pic.twitter.com/pryw4CxEVI
— Anomalie Anomie ?? (@elsawarhola) October 24, 2021