Social Buzz

‘Bones day’ apo ‘no-bones day’: Pse ky qenush është fenomen në TikTok

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2021

‘Bones day’ apo ‘no-bones day’: Pse ky qenush

Noodle është një qenush pug i cili është kthyer në fenomen në TikTok.

‘Bones day’ apo ‘no-bones day’: Pse ky qenush

Trendi me Noodle është bërë viral në rrjete sociale. Jonathan Graziano, përdorues i TikTok dhe personi që ka qenushin, për çdo ditë, ngre Noodle-in për të parë nëse ai do të qëndrojë në këmbë apo do të shtrihet sërish.

Nëse Noodle qëndron, konsiderohet një “bones day” dhe nëse jo, dita quhet “no-bones day” (ditë kockash ose jo-kockash). Çfarë do të thotë?

‘Bones day’ apo ‘no-bones day’: Pse ky qenush

Në rastin e parë, njerëzit inkurajohen që të ngrihen herët nga shtrati dhe të jenë aktivë dhe pse jo, të bëjnë gjëra sfiduese. Për rastet kur Noodle shtrihet, do të thotë që ata mund ta marrin ditën shtruar dhe të jenë të relaksuar.

‘Bones day’ apo ‘no-bones day’: Pse ky qenush

Llogaria e Jonathan Graziano ka më shumë se 4 milionë ndjekës dhe një total prej 40.5 milionë pëlqime. Hashtagu #noodletok ka më shumë se 207 milionë shikime.

Ndonëse mund të duket disi absurde që të lësh një qenush të përcaktojë se çfarë dite do të keni, në fakt videot janë argëtuese dhe tërheqëse. Përpos kësaj, Jonathan komenton me një zë që për shikuesit vjen i ngrohtë dhe shumë energjik.