Flokët

3 gjëra që ndoshta parukieret s'jua thonë me zë të lartë, por i urrejnë!

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2021

3 gjëra që ndoshta parukieret s'jua thonë me zë të

Në një sallon bukurie mund të bëni shumë gjëra, por jo çfarë do t'ju themi tani. Mund të pini kafe, mund të përmendni ish-at e shoqeve tuaja dhe të peshkoni ndonjë informacion që ju intereson për momentin, por kur e bëni këtë, kujdes me gjuhën e trupit. 

As mos t'ju shkojë ndërmend të shprehni ndonjë emocion duke lëvizur duart, këmbët apo trupin! Nëse çdo klient flet me duar, lëvizja shkon deri tek pjesët e tjera të trupit duke e bërë të pamundur qëndrimin në një vend. Edhe stilisti më i mirë i flokëve, e ka të pamundur ta kontrollojë gërshërën kur ju lëvizni dhe shanset që mund të presë më shumë flokë seç duhen, janë të mëdha. 2 gjërat e tjera që s'duhet t'i bëni nëse doni një rezultat të mirë në fund?

Mos qëndroni këmbëkryq dhe më e rëndësishmja: MOS shkoni me vonesë në sallon! Një vonesë ka fuqinë të prishë rendin e ditës dhe si rezultat, të sjellë klientë të pakënaqur.

Burimi: Pop Sugar