Pak javë pasi i habiti ndjekësit me modelin e flokëve – lehtësisht të realizueshëm edhe nga një fëmijë – Kanye West (Ye), këtë herë, u tha “lamtumirë” vetullave.
View this post on Instagram
Në shërbimin e tij të fundit, të njohur si Sunday Service, për Halloween, Ye u shfaq me flokët dhe vetullat totalisht të rruara.
Kanye recently popped out with a new look (shaved eyebrows). Is he setting a new trend or losing his mind? pic.twitter.com/WnYWi48zwl
— Pabi Dior ? (@Paballo_Thabete) November 3, 2021
“A po vendos një trend të ri apo e ka humbur toruan fare?” pyet dikush në Twitter. “E ka humbur fare,” thotë një tjetër. Dikush e krahasoi me YouTuberin Jeffree Star duke u nisur nga romanca (e rreme) e pretenduar mes Kanye West dhe Jeffree-t.
Omg Kanye shaves his eyebrows in support of his boo? pic.twitter.com/8obdtyy9H4
— ???????. (@powerpuffgay_) November 3, 2021
Ndryshimi në look-un e reperit është i çuditshëm, por le ta pranojmë: Aspak surprizues!