Social Buzz

Misteri i trendit ‘1 pemë për çdo foto kafshësh’: Çfarë fshihet?

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2021

Misteri i trendit ‘1 pemë për çdo foto

Premtimi ishte i drejtpërdrejtë: "Ne do të mbjellim 1 pemë për çdo foto kafshësh shtëpiake."

Brenda pak minutash, kjo kërkesë nga një llogari me emrin Plant A Tree Co. u shpërnda masivisht në Instagram. U bë një trend global dhe miliona njerëz që nxituan të postonin foto të maceve dhe qenve – ku shumë prej tyre mendonin se ndoshta po ndihmonin për mjedisin në këtë proces.

Deri të martën, kishte më shumë se 4.1 milionë postime nga njerëzit që shpërndanin foto të kafshëve shtëpiake. Por a do të mbillen 4 milionë pemë? Me siguri jo. A do të mbillet ndonjë pemë? E paqartë.

Misteri i trendit ‘1 pemë për çdo foto

Llogaria që qëndron pas trendit tha se shpejt e kuptoi se kishte bërë një gabim të madh.

"Ne në fakt e postuam...Por vetëm për dhjetë minuta. Ne e kuptuam menjëherë potencialin që kishte ky postim dhe besuam se nuk kishim aftësitë dhe fondet,” u shpreh Plant A Tree Co., llogari e cila ka më shumë se 1 milion ndjekës.

Plant A Tree Co. nuk liston informacione në faqen e saj të internetit se ku bazohet ose kush qëndron prapa qëllimit të deklaruar për ta bërë planetin më të gjelbër. Ajo pretendon se ka mbjellë më shumë se 6,500 pemë deri më sot, por nuk specifikon se si, ku dhe kur.

Misteri i trendit ‘1 pemë për çdo foto

Meta, dikur e njohur si Facebook, kompani që zotëron Instagramin, tha për Washington Post në një deklaratë: “Trendi ‘do të mbjellim një pemë për çdo foto kafshësh shtëpiake’ tregon fuqinë e komunitetit të Instagramit për të rritur ndërgjegjësimin për tema të rëndësishme”.

Meta tha se trendi u lançua “nga një llogari e pavarur në Instagram – jo nga Instagram”.

Tani, Plant A Tree Co., nuk po kërkon vetëm fotografi - po kërkon para. Llogaria po kërkon donacione në Instagram. Në rrjetet sociale, shumë njerëz janë skeptikë për qëllimet e Plant A Tree Co.

Burimet: Washington Post, Euronews