Në postimin e saj të fundit në Instagram, Gigi u shfaq me flokët më perfektë që mund të kërkojmë për sezonin e dimrit. Të gjatë, në ngjyrë karrotë në të kuqe dhe me baluke të prera drejt. Flokët e rinj, modelja i kishte kombunuar me pantallona dhe bluze-jelek të bardhë, por mund t'i imagjinoni vetë me ndonjë pallto, xhup të trashë, shall dhe kapuç.
View this post on Instagram
Edhe pse baluket e Gigi-it janë frymëzim mjaftueshëm për të prerë flokët, nëpër komente njerëzit merreshin me tjetër gjë: Zayn!
Ndërkohë që ajo shfaqet me flokë të rinj për të prezantuar bashkëpunimin e radhës, njerëzit nëpër komente kërkojnë një shpjegim.
"Boll bëre sikur s'ka ndodhur asgjë! Askush s'ka ndërmend të flasë për këtë dramë?"
Pak javë më parë, Gigi dhe Zayn vendosën t'i japin fund marrëdhënies së tyre dhe thuhet se shkak u bë zënka e këtij të fundit më nënën e modeles, Yolanda Hadid. Asnjëri prej të dyve s'ka thënë ende publikisht asgjë rreth ndarjes, por Gigi ka baluke të reja.
Ndryshimi i flokëve flet vetë.
Burimi: Glamour