Social Buzz

Gjejeni pak cili është ushqimi më i famshëm për momentin në TikTok dhe Instagram

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2021

Gjejeni pak cili është ushqimi më i famshëm për

Supa. Supa është pjata më seksi në internet për momentin. Vajzat e TikTok-ut dhe Instagramit e aprovojnë 100%, prandaj mos u habisni nëse është gjëja që shihni më shumë rreth e rrotull. 

Postimet në Instagram, videot në TikTok kanë në qendër të tyre një pjatë supë, madje receta të ndryshme po bëhen virale krejt nga hiçi! Në fakt nëse e mendoni për pak, bën sens. Eshtë një pjatë universale që ndonëse bëhet në mënyra të ndryshme, ekziston në çdo kulturë kuzhine.

@foodwithliz Reply to @teekeatz 60 whole cloves of garlic for this creamy garlic soup ? #garlicbread #foodtok #goodsoup #veganrecipes #soup #fyp ? original sound - Tru Blume

Ndonëse deri më parë s'kishte asgjë seksi tek një pjatë e tillë pasi konsiderohej "për të moshuarit" apo lidhej me "ushqimin që konsumohet kryesisht kur je sëmurë", supa është sushi i ri! 

@nutritiouslynikki it’s fall, y’all!? this lemon chicken orzo soup is something i’ll be making all season long! #healthycooking #soup #fallrecipes ? original sound - ?? SERENA ??

Aktorja Reese Witherspoon bashkë me Lizzo po përgatisin supë online, e ndërsa Ariana Grande me gjithë familjen biseduan se ç'lloj supash do të ishin nëse do ishin një pjatë supë. Madje nëse më parë keni dëgjuar "njeri sushit", "njeri ëmbëlsirash", etj, tani do të dëgjoni "Njeri supe". Mund të dukesh seksi duke ngrënë supë në postimin e radhës. 

Burimi: Glamour