Shqipëria

Tragjedia e 13-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e sfidës në TikTok: Reagon ministrja e Arsimit

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2021

Tragjedia e 13-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e

Një tjetër ngjarje shumë tragjike ka tronditur vendin ditën e dielë. Kësaj here, një 13-vjeçar është gjetur i vetëvarur në dhomën e tij dhe nga të dhënat e para bëhet fjalë se po përpiqej të realizonte një sfidë në TikTok. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje dhe ndonëse i mituri është dërguar menjëherë në spital, nuk ka mundur t'ja dalë. Kanë qenë prindërit e djalit të cilët e kanë kërkuar nëpër lagje dhe më pas kanë hapur me forcë derën e dhomës së tij të mbyllur me çelës. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet, por dyshohet se shkak është bërë një video TikTok-u të cilën po përpiqej ta realizonte. 

Miqtë e të ndjerit, thonë se ishte shumë i dhënë pas rrjeteve sociale, përfshirë këtu dhe platformën e shumë diskutuar, TikTok. Nuk është herë e parë që ky rrjet bëhet shkak i ngjarjeve tragjike.

Nga hetimet e para, është vënë re se përmbajtjet e tij në profilin e TikTok-ut kishin doza pesimizmi dhe depresioni. Në disa video të publikuara, ai shpërndante shprehje të tipit: “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.

Përsa i përket historisë fjalë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila është shprehur se për këtë problem "jemi të gjithë përgjegjës".

"Këtu të gjithë kemi përgjegjësi. Eshtë shumë e thjeshtë ta drejtojmë gishtin tek shkolla, tek mësuese apo tek punonjësi psiko-social. Do t'i bëja thirrje të gjithë prindërve që ta kuptojnë se të gjithë kemi përgjegjësi në edukimin e fëmijëve tanë. Siç na kërkoni ju prindër ne dhe gjithë mësuesëve, edhe ne do t'ju kërkojmë llogari."