Lifestyle

A është i vërtetë rregulli i 5 sekondëshit?

A është i vërtetë rregulli i 5 sekondëshit?

Të gjithëve na ka ndodhur të na bjerë çokollata që sapo hapëm në tokë dhe nga dëshira e madhe për ta ngrënë, kemi kujtuar rregullin e 5 sekondëshit dhe e kemi marrë sërish. Çfarë thotë rregulli për ju që s'e dini?

Nëse një ushqim të bie në Tokë dhe ti e ngre brenda 5 sekondash mund ta konsumosh pa asnjë problem. Tani, çështja është: Sa i vërtet është ky rregull dhe a duhet ta besojmë?

"Nuk para më pëlqen t'i them njerëzve çfarë të bëjnë. Më pëlqen t'i tregoj çfarë thotë shkenca dhe pastaj të vendosin vetë. Nëse ti hedh diçka në tokë, ajo do të takohet me mikrobe dhe nëse t'i i ha këto mikrobe, mund të sëmuresh. Kaq e thjeshtë."- shprehet Don Schaffner, ekspert dhe profesor në Rutgers University.

Edhe nëse rregulli i 5 sekondëshit është i vërtetë, ekspertët thonë se kjo varet nga disa variabla, përfshi këtu llojin e ushqimit, llojin e dyshemesë ku ka rënë dhe çfarë ka patur në sipërfaqe në ato momente. 

Ekspertë të ndryshëm kanë studiuar rregullin e 5 sekondëshit dhe kanë parë sesi ushqime të ndryshme kanë reaguar në kontakt me sipërfaqe të ndryshme. U vu re se më shumë se tek ushqimet e thata, bakteret e gjendura në sipërfaqe të ndryshme, transmetoheshin tek ushqimet e lëngshme. 

Niveli i hidratimit të një fruti është faktor thelbsor tek rënia e tij. Pra a është i vërtetë?

Eshtë më shumë një mit, pasi siç u përmend më lart gjithçka varet nga rrethanat. Ushqimet mund të marrin baktere menjëherë dhe më tej ato t'ju shkaktojnë probleme si përzierje, dhimbje barku, apo diarre. Nuk ka një kohë të sigurtë që mund t'i shmangë ushqimet nga marrja e baktereve kur janë në kontakt me tokën.

Burimi: Huffington Post

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Is the 5 second rule true?

A është i vërtetë rregulli i 5 sekondëshit?

It has happened to all of us that the chocolate we just opened on the ground fell and out of the great desire to eat it, we remembered the 5 second rule and took it again. What does the rule say about you who do not know?

If a food falls to the Earth and you lift it within 5 seconds you can consume it without any problem. Now, the question is: How true is this rule and should we believe it?

"No money I like to tell people what to do. I like to tell them what science says and then decide for themselves. If you throw something on the ground, it will meet germs and if it eats these "germs, you can get sick. It's that simple," said Don Schaffner, an expert and professor at Rutgers University.

Even if the 5-second rule is true, experts say it depends on several variables, including the type of food, the type of floor where it fell and what it had on the surface at those moments. 

Various experts have studied the 5 second rule and seen how different foods reacted in contact with different surfaces. It was observed that more than in dry foods, the bacteria found on different surfaces were transmitted to liquid foods. 

The level of hydration of a fruit is an essential factor in its decline. So is it true?

It is more of a myth, as as mentioned above it all depends on the circumstances. Foods can get bacteria right away and further they can cause you problems like nausea, abdominal pain, or diarrhea. There is no safe time that can prevent food from getting bacteria when they are in contact with the soil.

Source: Huffington Post