Showbiz dhe TV

Ermal Meta flet për familjen: ‘Kisha një familje të tmerrshme’

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2021

Ermal Meta flet për familjen: ‘Kisha një familje të

Ermal Meta është i mendimit se ka shumë punë për të bërë për të drejtat civile dhe familjen. Në një intervistë për Corriere Della Sera, këngëtari u ndal te shembulli i familjes së tij.

I pyetur për një nga ngjarjet e fundit në Itali – ku senati shfuqizoi një projektligj që do ta bënte dhunën ndaj personave LGBT dhe personave me aftësi të kufizuara, si edhe mizogjininë, një krim urrejtjeje – Meta u ndal te fëmijëria e vështirë.

Sipas partive të ekstremit të djathtë që votuan kundër projektligjit, ligji do të kishte shtypur lirinë e shprehjes dhe do të promovonte "propagandën homoseksuale" në shkolla.

“Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë budallallëqe. Pse, nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale,” u shpreh këngëtari.

Më pas ai shtoi:

“Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën.”

Kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta flet publikisht për raportin e vështirë me të atin dhe dhunën e ushtruar prej tij, që i ka dëmtuar fëmijërinë.

Në vitin 2018, Meta fitoi Festivalin e Sanremos në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), që në thelb flet për terrorizmin, por herën e parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar ka menduar për fëmijërinë e tij të dhimbshme.

“Kur e kam kënduar për herë të parë, më ka ardhur në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë’”.

Një raport të tillë ai e ka reflektuar edhe në këngët "Lettera a mio padre” apo “Vietato morire”. Në të parën babai i tij pasqyrohet si përbindësh dhe raporti i tyre tregohet shumë i turbullt, ndërsa në të dytën tregohet që viktimë e dhunës familjare, ishte pikërisht Ermali.

MOS I HUMBISNI