Fifi vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Përmes një komunikimi me banorët, ajo u shpreh se eksperienca nuk po i bën mirë dhe ka nevojë të merret me veten.
“Unë kam marr vendimin për të lënë shtëpinë e ‘Bir Brother’ sot. Kam nevojë të merrem me veten. Kam nevojë të merrem me shëndetin. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kam mundësinë që të flas për çfarë kam. Kam nevojë të dal jashtë dhe të merrem me veten dhe ju pres pas 50 ditëve.”
View this post on Instagram
“Dua të dal me dinjitet,” u shpreh Fifi.
View this post on Instagram
Kujtojmë se gjendja shëndetësore e Fifit ishte në qendër të diskutimeve të ditëve të fundit, pas puntatës së të martës, ku Fifi humbi ndjenjat teksa diskutonte.