Pushteti

Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës për një arsye (jo dhe aq) të çuditshme

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2021

Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës për një arsye (jo

Koreja e Veriut po ndalon veshjet e lëkurës për të paralanduar njerëzit që të imitojnë stilin e Kim Jong Un.

Sipas Radio Free Asia, të rinjtë janë ndaluar të veshin xhaketa lëkurë dhe policia ka sekuestruar xhaketa nga qytetarët rrugëve dhe shitësit nëpëe dyqane. Duke cituar një burim të paemëruar nga brenda vendit, gazeta raportoi se kjo masë filloi pasi njerëzit filluan të imitonin stilin e Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës për një arsye (jo

Burimi shtoi se palltot prej lëkure fituan popullaritet edhe në mesin e grave në Korenë e Veriut pasi motra e Kim, Kim Yo Jong, i veshi ato.

“Palltot prej lëkure filluan të njiheshin si simbol i fuqisë,” tha burimi për RFA, duke shtuar se kjo i shtyu shitësit e veshjeve të fillonin të importonin lëkurë sintetike për të kopjuar pamjen e Kim.