Shkëputuni për pak momente nga Donaldi dhe Beatrix rrjetet sociale për të lexuar se çfarë po ndodh atje tej, në botën e vërtetë ;) Thuhet se Rihanna është shtatzënë.
RiRi ishte e pranishme në vendlindje, Barbados, për të festuar momentin e rëndësishëm të shkëputjes nga Britania e Madhe; Rihanna u nderua si Heroinë Kombëtare nga Barbados, republika më e re në botë.
Nëpër rrjete sociale, njerëzit janë të mendimit se Rihanna është shtatzënë. Ata bazohen te fotot – ku duket barku disi i rrumbullakosur – si edhe raportimet të mediave (jo fort të besueshme) të cilat thonë se sipas burimeve, Rihanna është në pritje të një fëmije me A$AP Rocky-n.
Nuk është hera e parë që përflitet se RiRi është në pritje të ëmbël. Në fakt, aq herë është përfolur sa vështirë ta besojmë nëse nuk e konfirmon vetë. Deri atëherë, thjesht thuhet se Rihanna është shtatzënë.
Rihanna is pregnant with her first child with A$AP Rocky. pic.twitter.com/rgMWYzLdKH
— The Academy (@BenjaminEnfield) November 30, 2021
Nëse nuk jeni përditësuar për romancën e saj me reperin, lexoni: