KORONAVIRUS

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja për parandalimin e Covid-19

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2021

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja për parandalimin e Covid-19

Sot, Komiteti i Ekspertëve, të nxitur prej mutacionit të ri Omicron dhe muajve të dimrit morën vendimet e reja kufizuese në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit. 

Ekspertët vendosën që deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, qendrave tregtare dhe supermarketeve do të duhet të vaksinohen. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do u kërkohet certifikata e vaksinimit.

E ndërsa duke filluar nga data 3 dhjetor e në tre javët në vazhdim do të ndalohet hyrja në Shqipëri për shtetasit që kanë udhëtuar në vendet e Afrikës së Jugut. Gjithashtu, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë udhëtuar drejt vendeve të Afrikës së Jugut, do të bëhet karantinimi për 14 ditë në momentin që kthehen në Shqipëri.

Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Ndërkohë, masat e tjera vijojnë si më poshtë:

-?Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-?Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•?Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•?Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•?Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•?Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•?Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-?Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-?Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-?Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-?Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Burimi: Top Channel