KORONAVIRUS

Së shpejti mund të duhet doza e katërt e vaksinës, thotë CEO i Pfizer

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2021

Së shpejti mund të duhet doza e katërt e vaksinës,

Njerëzit mund të kenë nevojë për një vaksinë të katërt për Covid-19 më shpejt se sa pritej, tha së fundmi CEO i Pfizer.

Albert Bourla tha për CNBC se kërkimet paraprake tregojnë se varianti Omicron mund të dëmtojë antitrupat mbrojtës të krijuar nga vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

Pfizer njoftoi se tre doza mund të ofrojnë mbrojtje kundër variantit të ri dhe në mars 2022 mund të nxjerrin në treg një vaksinë të përmirësuar nëse do të ishte e nevojshme.

"Një dozë e tretë do të sigurojë një mbrojtje shumë të mirë besoj," tha Bourla, i cili u shpreh se për momentin është ende e paqartë se kur mund të duhet një dozë e katërt.

Bourla tha gjithashtu se ai parashikon që variante të reja do të shfaqen në të ardhmen dhe se kompania po monitoron për të parë nëse do të jetë e nevojshme që të ndryshohen vaksinat.