Ben Affleck akuzoi mediat se zvogëluan intervistën e tij dy-orëshe me Howard Stern në komente jashtë kontesktit që e bënë atë të duket si “djali i keq, i pandjeshëm, budalla dhe i tmerrshëm”.
Shumë njerëz i interpretuan komentet e tij për martesën me Jennifer Garner si fajësim për ish-bashkëshorten përsa i përket varësisë së tij nga alkooli. “Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke i vënë duart në fyt njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë ende. Një nga arsyet pse nisa të pija ishte sepse ndihesha sikur kisha ngecur diku,” tha ai për "The Howard Stern Show" në SiriusXM.
Affleck, i cili ka hyrë në rehabilitimin për varësinë nga alkooli disa herë gjatë karrierës, i tha Stern se do të ishte ende e vështirë të hiqte dorë nëse do të vazhdonte martesën me Garner e cila nuk funksiononte.
Aktori tha në "Jimmy Kimmel Live" se komentet e tij ishin pjesë e një interviste të përzemërt dhe si ai dhe Garner e respektojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë çmos për t'u kujdesur për tre fëmijët e tyre.
Sipas tij, mediat interpretuan komentet e tij për klikime. "Është pikërisht e kundërta e asaj që jam unë," tha ai. "Unë kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të besonin se do të thoja një fjalë të keqe për nënën e tyre.”