KORONAVIRUS

Omicron: Cilat janë simptomat e variantit të fundit të Covid?

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2021

Omicron: Cilat janë simptomat e variantit të fundit të Covid?

Të dhënat paraprake në lidhje me variantin e ri Omicron kanë filluar të dalin dhe mund të na japin një kuptim më të qartë të simptomave dhe efekteve të tyre.

Simptoma të ngjashme me të ftohtin: Të dhënat e hershme të publikuara në një studim të ri britanik, i cili analizoi komentet e bëra nga publiku në Mbretërinë e Bashkuar në një aplikacion, sugjerojnë se simptomat e variantit mund të ngatërrohen lehtësisht me ftohjen.

Studimi Zoe Covid pa simptomat në rastet e Covid-19 në Londër, të regjistruara gjatë dy javëve të veçanta në tetor dhe dhjetor. U zbuluan ngjashmëri me variantin Delta, ku pesë simptomat kryesore në aplikacion ishin si më poshtë:

- rrjedhje nga hundët
- dhimbje koke
- lodhje
- tështima
- dhimbje e fytyt

Një tjetër studim i publikuar më 14 dhjetor nga administratori më i madh privat i sigurimeve shëndetësore në Afrikën e Jugut, Discovery Health, ka thënë se dy doza të vaksinës Covid-19 të Pfizer-BioNTech duket se kanë dhënë 70% mbrojtje kundër shtrimit në spital.

Si ndryshojnë simptomat e Omicron? Sipas studimeve të deritanishme, lodhja është një nga simptomat më të përhapura te rastet e infektuara me Omicron. Simptoma të tjera janë dhimbje koke e lehtë, dhimbje trupi dhe gërvishtje fyti. Ndryshe nga varianti Delta, pacientët nuk kanë raportuar humbje të shijes ose nuhatjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet më tej dhe paraqet një rrezik "shumë të lartë" global. Agjencia shëndetësore e ka konsideruar gjithashtu një "variant shqetësimi".

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve parashikon që më shumë njerëz të shtrohen në spital ose të ndërrojnë jetë këtë dimër në krahasim me çfarë ishte parashikuar. Covid transmetohet më shumë tani për shkak të variantit Omicron, prandaj edhe agjencia parashikon më shumë vdekje dhe shtrime në spital.