Kinema & TV

'Zgjoi' drejt Oscars: Filmi shqiptar, pjesë e nominimeve për çmimin prestigjioz

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2021

'Zgjoi' drejt Oscars: Filmi shqiptar, pjesë e nominimeve për

"Zgjoi" (Hive)- një film me regji të Blerta Bashollit futi Kosovën për herë të parë në listën e ngushtë të filmave të  nominuar në "Oscars" për çmimin "Filmi më i mirë ndërkombëtar"!

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles publikoi dje (e martë 21 dhjetor) listën e ngushtë të filmave në disa kategori, ku në kategorinë lartpërmendur, mes 15 filmave figuronte edhe filmi i regjisores Blerta Basholli.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovo Film Center (@qendrakinematografike)

Votimi për listën e ngushtë përfundoi më 15 dhjetor e ndërsa votimet mes filmave të nominuar do të nisin në 27 janar për të përfunduar në 1 shkurt. Filmat që do të jenë pjesë e nominimeve përfundimtare, pra si pretendentë të ngushtë për të fituar çmimin do të publikohen zyrtarisht bashkë me listën e gjatë të pjesës tjetër të nominimeve për Oscar , në 8 shkurt.

Filmi, që tregon historinë e një gruaje të ve nga Kosova e cila frymëzon gratë e fshatit pasi burrat e tyre janë vrarë ose janë zhdukur gjatë Luftës së Kosovës, u bë i pari që fiton tre çmimet më të rëndësishme në kategorinë World Cinema Dramatic, gjatë ndarjes së çmimeve në Sundance Film Festival.

"Zgjoi" u nderua me Çmimin e Jurisë, Çmimin e Regjisorit më të Mirë dhe Çmimin e Publikut. Pas arritjes së radhës në eventin më të rëndësishëm të kinematografisë, ka reaguar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave."- shkruan Osmani përmes një statusi në Facebook.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

“Zgjoi” është bazuar në historinë e vërtetë e Fahrije Hotit (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila teksa kërkonte burrin e humbur në luftë, filloi një biznes bujqësor në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku dëshira për pavarësi zor se pranohej.

"Unë isha e hipnotizuar nga pozitiviteti dhe energjia e saj," është shprehur regjisorja Basholli në një intervistë për BIRN. "Ajo ia doli, pavarësisht të gjitha pengesave me të cilat përballej gjatë rrugës”.

Blerta Basholli është diplomuar për Regji Filmi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe specializuar në Neë York University. Edhe më herët, ajo ka realizuar disa projekte si dokumentarin,  “Mirror Mirror” apo filmin me metrazh të shkurtër “Lena dhe Unë”, megjithatë suksesi më i madh i saj, mbetet padyshim "Hive" (Zgjoi).