Një skenë nga “Home Alone” u përdor për të treguar në mënyrë të thjeshtë se si funksionojnë vaksinat.
Videoja u publikua nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg – e cila është pjesë e Johns Hopkins University, një nga institucionet akademike më prestigjioze në botë – dhe tregon fuqinë e vaksinave dhe dozave përforcuese.
Videoja fillon me Kevin McCallister në “rolin” e vaksinës, i cili godet dhe rrëzon Marv, i cili është etiketuar si varianti Delta. Harry, i shënuar si Omicron, i shmanget vaksinës, por jo goditjes së dytë (dozës përforcuese).
“Mbani mend: Të qenit i vaksinuar dhe doza përforcuese është mënyra më e mirë e mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë nga Covid-19,” shkruan Johns Hopkins.
"This is my body, I have to defend it!" ?
— Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health (@JohnsHopkinsSPH) December 21, 2021
Reminder: Being vaccinated and boosted is your best line of defense against severe illness from COVID-19.
Subscribe to our newsletter for the latest info: https://t.co/3vRukdJJEk pic.twitter.com/ZB8PHRlK3E
“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta,” tha të hënën, për Reuters, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. "Dhe ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19 të infektohen ose të riinfektohen.”
Ekspertët rekomandojnë që personat e pavaksinuar të bëjnë vaksinën, ndërsa ata që janë plotësisht të vaksinuar duhet të marrin parasysh dozën përforcuese për të qëndruar të mbrojtur gjithashtu.
- Omicron në Shqipëri: Ekspertët flasin për masat anti-Covid dhe natën e ndërrimit të viteve
- A ka reduktuar Omicron rrezikun e shtrimit në spital? Ja ç’thonë studimet
- Omicron: Cilat janë simptomat e variantit të fundit të Covid?
- Omicron ka të ngjarë të përshpejtojë numrin e vdekjeve në Europë, thotë agjencia shëndetësore