Kinema & TV

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen ‘Emily in Paris’

Shkruar nga Anabel

25 Dhjetor 2021

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Nëse e keni shijuar në vetminë tuaj (ose jo) “Emily in Paris” dhe gjatë këtyre ditëve të fundit ndoshta të rrëmujshme të vitit 2021 keni nevojë për diçka të ngjashme, lista në vijim do t’ju vijë në ndihmë.

Shtojcë: Nuk e kemi vendosur “Sex and the City” dhe “Gossip Girl” sepse na i merr mendja që i keni parë. Nëse jo, mos vazhdoni më tej. Përfundoni këto fillimisht.

Titulli: “Love Life”
Zhanri: Komedi romantike
Përshkrimi me një fjali: Darby Carter e kërkon dashurinë gjatë të 20-ave dhe të 30-ave në vendet e gabuara.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Titulli: “Younger”
Zhanri: Komedi-dramë
Përshkrimi me një fjali: Liza, një nënë beqare 40-vjeçare, pretendon të jetë më e re për të patur punën që dëshiron.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Titulli: “The Marvelous Mrs. Maisel”
Zhanri: Komedi-dramë
Përshkrimi me një fjali: Miriam "Midge" Maisel ka gjithçka që ka dashur ndonjëherë - burrin e përsosur, dy fëmijë dhe një apartament elegant, por jeta e saj merr një kthesë të papritur kur zbulon një talent që nuk e ka ditur më parë.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Titulli: “Dash & Lily”
Zhanri: Komedi romantike
Përshkrimi me një fjali: Një romancë nis mes Dash dhe Lily-t gjatë Krishtlindjeve kur shkruajnë ëndrrat dhe dëshirat në fletoret e tyre.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Titulli: “Call My Agent!”
Zhanri: Komedi-dramë
Përshkrimi me një fjali: Tre agjentë, Mathias, Gabriel dhe Andréa, mashtrojnë sa në një situatë në tjetrën në rrethana që ndërthurin jetën e tyre personale dhe profesionale.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen

Titulli: “Never Have I Ever”
Zhanri: Komedi-dramë
Përshkrimi me një fjali: Pas një viti traumatik, një adoleshente indiano-amerikane dëshiron të përmirësojë statusin e saj në shkollë, por miqtë, familja dhe ndjenjat nuk ia lehtësojnë punën.

Disa seriale që duhet t’i shihni nëse ju pëlqen