KORONAVIRUS

A po shkojmë drejt fundit të pandemisë?

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2021

A po shkojmë drejt fundit të pandemisë?

Shkencëtarët janë optimistë se varianti Omicron mund të jetë një shenjë se virusi po humbet fuqinë e tij, pavarësisht shifrave të larta të infeksionit.

“2022 duhet të jetë fundi i pandemisë Covid-19”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference së fundmi.

Tedros u shpreh se ai besonte se pandemia do të përfundojë vitin e ardhshëm sepse, dy vjet pas situatës, "ne e njohim shumë mirë virusin dhe kemi të gjitha mjetet [për ta luftuar atë]".

Disa zyrtarë shëndetësorë kanë parashikuar që Covid-19 mund të përfundojë si gripi, gjë që kërkon një vaksinë të re çdo vit. Të tjerë ekspertë janë të mendimit se virusi do të evoluojë vetë dhe do të bëhet më i butë, më i transmetueshëm deri në atë pikë ku do të duhet të mendohet vetëm për vaksinimin e anëtarëve më të rrezikuar të popullatës.

Tedros shtoi se parashikimet e OBSH-së tregojnë se furnizimet me vaksina duhet të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë e rritur globale dhe për t'i dhënë doza përforcuese popullatave me rrezik të lartë deri në tremujorin e parë të 2022.