Pas më shumë se një dekade të ndarë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë zyrtarisht të divorcuar.
Arsyeja kryesore e vonesës së divorcit ka qenë për shkak të marrëveshjes së vështirë për ndarjen e pronave. Detajet e fundit janë konfidenciale, mirëpo TMZ raporton se ka të ngjarë që ata të kenë ndarë në mes 400 milionë dollarë pasuri.
Dy ish-partnerët – të cilët u martuan në vitin 1986 – nuk kishin një marrëveshje paramartesore.
Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena. Aktori e fshehu për vite me radhë që ishte baba i Joseph, djalit të Mildred, e cila pretendonte se i ati i djalit ishte ish-bashkëshorti i saj.

Mirëpo ngjashmëria e Joseph me Schwarzenegger bënë që Maria të pyeste Mildred për atësinë e djalit. “Është një situatë shumë e vështirë për djalin. Është një situatë shumë e vështirë për fëmijët e mi,” tha Arnold për Howard Stern në vitin 2015. “Situatë shumë e vështirë për familjen time. Ishte e vështirë për të gjithë. Por ka ndodhur dhe tani duhet ta kalojmë, apo jo?”
Aktori i “Tarminator” ka katër fëmijë me tashmë ish-gruan: Katherine, 32 vjeçe, Christina, 30, Patrick 28, and Christopher, 24 vjeç.