Shqipëria

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave anti-Covid

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2021

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave anti-Covid

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të ketë shtrëngim të masave anti-Covid për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Kryeministri nuk përmendi mbyllje totale të vendit, por tha se nevojiten masa shtesë “pa shtrënguar zinxhirin e ekonomisë”.

“Sot jemi në kushtet ku duhet të përgatitemi për një valë të re, nga varianti i ri i Covid që po mbyll vendet e tjera. Ne nuk do të ngutemi, vetëm se duhet ta dimë që nuk mund ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë”.

Rama njoftoi se do të rindërtohet nga themelet spitali infektiv. Situata e Covid-19 paraqitet kështu sipas Ministrisë së Shëndetësisë:

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave anti-Covid

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve (29 dhjetor):

Tiranë 2,572
Fier 642
Durrës 473
Shkodër 374
Elbasan 331
Vlorë 324
Berat 209
Gjirokastër 154
Lezhë 158
Korçë 101
Kukës 79
Dibër 89