Betty White, aktorja e njohur për rolet në sitcom-et “The Mary Tyler Moore Show” dhe “The Golden Girls,” u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.
White ndërri jetë në shtëpinë e saj të premten në mëngjes, vetëm dy javë para se të mbushte 100 vjeç. Agjenti i saj, Jeff Witjas, tha për revistën People: "Edhe pse Betty ishte pothuajse 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë."
White gëzoi një karrierë të shkëlqyer prej më shumë se tetë dekadash, duke marrë tetë çmime Emmy, një Grammy dhe tre Screen Actors Guild Awards. E konsideruar si një pioniere televizive, ajo hapi dyert jo vetëm për veten e saj, por edhe për shumë gra të tjera.
E konsideruar si gruaja e parë që drejtonte emisione televizive e vetme, emri i saj u bë edhe më i njohur në vitet ’70, kur “The Mary Tyler Moore Show” e bëri Betty White një emër të njohur. Roli i saj si Rose Nylund në “The Golden Girls” e forcoi statusin e saj si një aktore legjendare televizive.