High Tech

Ç'janë 'like-t private' në Instastory që po teston Instagrami?

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2022

Ç'janë 'like-t private' në Instastory që po

Nëse gjithçka shkon sipas planeve të Instagramit, do të keni shumë më tepër arsye për të hedhur Story! Kompania, aktualisht po teston opsionin e "private likes", por si do të funksionojnë?

E keni parasysh kur s'ju vjen asnjë koment për momentin dhe zgjidhni ta përgëzoni Story-n e dikujt vetëm me një emoji? Like-u privat do të funksionojë pak a shumë në të njëjtën mënyrë! Do ta shohë vetëm personi që ka hedhur Story-n dhe askush tjetër. Ky i fundit mund të shohë numrin total të like-ve që ka marrë Story i tij. Një opsion i tillë do t'i vijë në ndihmë edhe atyre që merren me fushata marketingu në Instagram për të marrë një rezultat nga ndërveprimi i ndjekësve me krijimin e tyre. 

Nëse ende s'ju është shfaqur një opsion i tillë nëpër Story, ndodh sepse Instagrami nuk është ende 100% gati. Gjithçka dihet deri tani është se do të jetë i vlefshëm brenda 1 ose dy muajsh. Deri atëherë, shihini në heshtje ose bëni siç keni bërë deri tani: Mos përtoni të jepni komplimente.

Burimi: Bustle

MOS I HUMBISNI