Ju që mendoni se nuk ja vlen të shpenzosh për një body të thjeshtë apo një T-shirt bazik, jeni gabim! Eshtë me shumë gjasa blerja më e zgjuar që mund të bëni dhe do ta shijoni për një kohë shumë të gjatë. Body-it e thjeshta me material që të nxjerr në pah më të mirën e trupit janë elementi që ndryshon çdo veshje dhe ju nxjerr nga çdo dilemë.
Mund ta vishni me një fund, me një xhaketë, me xhinse, me një këmishë sipër apo me pantallonat më ekstra që keni. Dhe po flasim për të njëjtën body!
Fuqia e tyre është se përveçse të rehatshme, ju bëjnë të dukeni e veshur shtrenjtë në çdo rast.
Ngjyrat më bazike si e bardhë apo e zeza janë MUST dhe jo më kot Gigi, Priyanka, apo Natali Portman i kanë gjithnjë pjesë të veshjes në përditshmëri.
Burimi: Who What Wear