Koronavirusi humbet 90% të aftësisë për të na infektuar brenda 20 minutave pasi shpërndahet në ajër, sugjerojnë simulimet e para në botë se si virusi mbijeton në ajër.
Hulumtimet ritheksojnë transmetimin e Covid në distanca të shkurtra, ku distancimi fizik dhe mbajtja e maskave ka të ngjarë të jetë mjeti më efektiv për parandalimin e infeksionit. Ventilimi, megjithëse i vlefshëm, ka të ngjarë të ketë një ndikim më të vogël.
“Mendoj se rreziku më i madh i ekspozimit është kur je afër dikujt,” tha Prof. Jonathan Reid, drejtor i Qendrës Kërkimore të Aerosolit të Universitetit të Bristolit dhe autori kryesor i studimit. “Kur qëndroni larg, ka edhe më pak virus infektiv sepse virusi ka humbur infektivitetin [si rezultat i kohës].”
Studimi tregoi se kur lagështia e ajrit ishte 50% - e ngjashme me ajrin relativisht të thatë që gjendet në shumë zyra - virusi humb rreth gjysmën e infektivitetit të tij brenda pesë sekondave, pas së cilës rënia ishte më e ngadaltë dhe më e qëndrueshme, me një humbje të mëtejshme prej 19% gjatë pesë minutave të ardhshme.
Në lagështinë 90% - afërsisht e barabartë me një dhomë me avull ose dush - rënia e infektivitetit ishte më graduale dhe 52% të grimcave mbetën infektive pas pesë minutash, duke rënë në rreth 10% pas 20 minutash.