Marredhenie

Njerëzit tregojnë çastin kur kuptuan se familja e tyre ishte toksike

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2022

Njerëzit tregojnë çastin kur kuptuan se familja e tyre ishte

Pavarësisht dëshirës për të patur një familje të shëndetshme dhe perfekte, në fund të ditës s'jemi ne qe e zgjedhim. Ndodh që e humbasim "lotarinë e familjes" dhe na duhet të jetojmë në atë që quhet "familje toksike". Sigurisht, s'është faji i askujt. Familjet, ose pjesëtarë të caktuar të saj bëhen toksikë prej një sërë arsyesh, duke shkaktuar kështu dashje pa dashje trauma tek të tjerët. 

1. 

"Prindërit e mi thoshin vazhdimisht "mos ma bëj mua këtë" sapo vendosja disa kufij. Mbaj mend se shumë herë ja përsërisja atyre se mënyra më e mirë për t'i dashur ata është që në fillim të dua veten."

2.

"Babai im vuante nga një sëmundje e rëndë. Mami u lodh duke u kujdesur për të dhe më kërkoi mua të zhvendosesha tek ata për t'i qëndruar afër. Kur unë i thashë që nuk bëhet, por do të vi t'i vizitojë çdo fundjavë, ajo më tha se isha "fëmijë i tmerrshëm" dhe se ajo "s'më kishte rritur në atë lloj forme". Fëmijët e mi ishin 6 dhe 8 vjeç atë periudhë dhe unë punoja pa pushim. Pas kësaj, ajo u përpoq ta divorconte tim atë, por s'e bëri sepse avokati që unë mora e informoi se në rast divorci ajo s'do ta përfitonte as shtëpinë dhe as pensionin e tij."

3.

"Kuptova që familja ime ishte toksike kur unë isha në mes të 30-ave të mia dhe mami bashkë me babin vijnë dhe më thonë që ishin dakord me vendimin tim për të mos folur me xhaxhain që më kishte ngacmuar seksualisht kur isha adoleshente."

4.

"M'u deshën shumë vite për ta kuptuar se egoizmi i nënës sime s'ishte normal. Duhet ta kuptoja që kur më la në një stacion treni në 3 të natës, në një vend të huaj, ku s'dija gjuhën dhe asgjë tjetër. Kjo ndodhi pasi mori gjithë paratë e mia dhe informacionin se ku do të qëndronim dhe si shkohej deri atje."

5.

"Kur nisa të kem marrëdhënie serioze dhe kuptova që zënkat mund të zgjidhen edhe pa ulërima, lot apo braktisje."

6.

"Unë isha fëmija i madh nga 5 fëmijë. Dy më të vegjëlit shfaqnin shpesh herë sjellje toksike, nga të qënit narcistë e deri tek abuzimi fizik dhe mendor. Pyeta nënën time se cili ishte shkaku i sjelljes së tyre dhe pa ju dridhur qërpiku më tha se ishte faji im. Sipas saj, unë udhëtoja shumë dhe duhet të qëndroja në shtëpi të kujdesesha për fëmijët e saj. M'u thye zemra. Ajo s'e kupton që unë iki nga shtëpia pikërisht për këtë arsye. Donte që unë të kujdesesha për fëmijët e saj ndërkohë që ajo vazhdonte me jetën sociale."

7. 

"E kuptova kur djali im foshnje vdiq dhe mamaja ime më merrte çdo ditë në telefon për të më thënë sa shumë kishtë rënë nga pesha. As nuk më pyeste si isha apo si po e përballoja. Thjesht më thoshte se ishte një masë më pak se java e shkuar dhe mund të vishte ç'të donte."

8.

"Gjëja e parë që tezet dhe xhaxhallarët e mi thonë është: "ke shtuar në peshë"/ "ke rënë nga pesha". Çdo bisedë është rreth peshës sonë. Ka kaq shumë gjëra për të cilat mund të bisedosh, por jo ata vazhduan me të njëjtën histori derisa unë i thash të mos bënin më komente të tilla."

9.

"Im vëlla më tha të mos sillesha më si fëmijë kur po kaloja nje atak paniku. Se mos harroj t'ju them që vëllai im ka doktoraturë në psikologji dhe gjithashtu e ka ushtruar në praktikë."

Burimi:BuzzFeed

MOS I HUMBISNI