Celebrity

Negin Mirsalehi, nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2022

Negin Mirsalehi, nënë për herë të parë

Blogerja Negin Mirsalehi dhe partneri i saj prej shumë kohësh, Maurits Stibbe, do të bëhen prindër për herë të parë.

“Kapitulli i ri: Baby! Jam e emocionuar që të ndaj me ju se unë dhe Mau po presim një fëmijë. Oh Zot i madh, a mund ta besoni se në të vërtetë do të bëhemi prindër? Një vit e pak më parë ishte ndoshta një nga periudhat më sfiduese që kemi kaluar. Na thanë se do të ishte shumë e vështirë që të mbetesha shtatzënë. Pra, është bebi ynë i vogël mrekullibërës dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi)

Në qershor të vitit të kaluar, teksa ishin në pushime në Itali për të festuar 15-vjetorin e lidhjes së tyre, Maurits i propozoi për martesë. Ata jetojnë në Amsterdam.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi)

Negin e nisi karrierën si blogere dhe më pas u shndërrua në një influencer të njohur të mbarë botën për flokët e adhurueshëm dhe stilin e identifikueshëm. Ajo dhe partneri i saj të dy kanë themeluar markën për produkte për flokët, Gisou.