Celebrity

Pse Jason Momoa dhe Lisa Bonet vendosën të ndaheshin pas 16 vitesh

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2022

Pse Jason Momoa dhe Lisa Bonet vendosën të ndaheshin pas 16 vitesh

Çifti i njohur i Hollywood-it, Lisa Bonet dhe Jason Momoa, i tronditën të gjithë kur njoftuan në rrjetet sociale se i dhanë fund lidhjes pas 16 vitesh së bashku. Disa burime folën për Entertainment Tonight dhe Us Weekly për çfarë mund të ketë ndikuar në vendim.

Burimi i Us Weekly tha se arsyeja e ndarjes ishte për shkak të dallimeve të personalitetit. "Jason dhe Lisa funksionuan sepse ishin shumë të ndryshëm," tha burimi. “Ai ishte gazmor, i zhurmshëm dhe në qendër të vëmendjes dhe Lisa ishte gjithmonë e ftohtë, e qetë dhe e tërhequr.”

"Kjo energji filloi të shkaktonte fërkime sepse ata donin të jetonin jetë të ndryshme. Jason donte të udhëtonte dhe të bënte aventura shumë më tepër. Lisa, preferonte të lexonte, të shkruante poezi dhe të gatuante në shtëpi.”

Burimi i Entertainment Tonight shtoi se distanca ishte një faktor kontribues në ndarje.

"Jason dhe Lisa po luftonin me marrëdhënien e tyre prej një kohe të gjatë. Kur Jason ishte larg për të filmuar ‘Aquaman 2’, dallimet dhe problemet e tyre u shtuan. Ai u largua për një kohë dhe padyshim që u shtua stresi në marrëdhënien e tyre. [Ata] kanë ende dashuri për njëri-tjetrin dhe e respektojnë njëri-tjetrin.”

Çifti njoftoi ndarjen në një deklaratë të përbashkët që Momoa postoi në Instagram. Ata u martuan në vitin 2017 pas një historie të gjatë dashurie e cila nisi në vitin 2004.

Dyshja janë prindër të Lola Iolani, 14 vjeç dhe Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha, 13. Lisa, është gjithashtu nëna e Zoë Kravitz, 33, vajzë e cila erdhi në jetë nga martesa e aktores me Lenny Kravitz, me të cilin u divorcua në 1993-shin.