Ndalimet e udhëtimeve ndërkombëtare duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht, sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
OBSH ka botuar një deklaratë ku diskuton efikasitetin e ndalimit të udhëtimeve dhe nëse duhet të anulohen.
Ndalimet e udhëtimit "nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së virusit (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)", thuhet në deklaratë.
Si rrjedhojë, këshilla e re e OBSH-së është që shtetet "të heqin ose të lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social" të disa shteteve.
Në vend të ndalimeve të udhëtimeve ndërkombëtare, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit.
“Masat si mbajtja e maskës, testimi, izolimi/karantina dhe vaksinimi reduktojnë rezikun dhe do të shmangin vendosjen e barrës financiare për udhëtarët ndërkombëtarë”, shkruan OBSH.
Ju kujtojmë se OBSH është shprehur së fundmi se Covid-19 mund të përfundojë gjatë këtij viti nëse nuk shfaqet ndonjë skenar i papritur apo problemet me vaksinat dhe ilaçet zgjidhen shpejt.
- Kur duhet të bëni testin PCR dhe kur një test të shpejtë antigjeni
- Dy të tretat e efekteve të vaksinës nuk shkaktohen nga vaksina: Ç’është ‘efekti nocebo’?
- Brataj sqaron pse të infektuarit me Omicron mund të dalin negativë
- Omicron vs Delta: Si krahasohen 2 variantet e Covid-19, sipas ekspertëve dhe studimeve
- Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?
- A mund të jetë dhimbja e kokës shenjë e Omicron? Çfarë duhet të dini