Japonia miraton vaksinën Pfizer për fëmijët nga mosha 5-11 vjeç!
Nëse deri më tani vaksina mund të përdorej nga mosha 12-vjeç e lart, gjërat kanë ndryshuar. Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka vendosur që fëmijët nga mosha 5-11 vjeç të vaksinohen me Pfizer.
Parashikohet që vaksinimi i kësaj grupmoshe të nisë nga marsi i këtij viti dhe pritet të përfshihen të paktën 8 milionë fëmijë në fazën e parë.
SHBA pezullon 44 fluturime të linjave ajrore kineze
Dje (e premte) SHBA njoftoi për pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të 4 kompanive kineze që do të udhëtonin nga Amerika drejt Kinës. Ky anullim erdhi si përgjigje ndaj vendimit të qeverisë kineze për të pezulluar disa linja ajrore amerikane për shkak të situatës me Covid-19.
Vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi në 30 janar, kur ishte parashikuar fluturimi i kompanisë kineze që do të transportonte pasagjerët nga Los Angeles në Xiamen. Referuar të dhënave aktuale, pritet që vendimi të qëndrojë në fuqi të paktën deri në 29 mars.
Gruaja akuzon Meta-n dhe Snapchat për vetëvrasjen e vajzën
Një grua nga Connecticut po akuzon platformat Meta dhe Snap për vetëvrasjen e vajzës së saj. Selena Rodriguez ishte vetëm 11-vjeç kur kreu vrasje vitin e kaluar dhe sipas të ëmës, veprimi erdhi si pasojë e ndikimit të rrjeteve sociale.
Pas padisë së ngritur ndaj kompanisë, nëna e vogëlushes tha se ajo vuante nga një varësi "ekstreme ndaj Instagramit dhe Snapchat-it."
"Shpesh herë, ajo merrte medikamente për shëndetin mendor që ta kuronte këtë varësi. Terapistët e saj më thanë dikur që nuk kishin parë asnjëherë një pacient kaq të fiksuar pas rrjeteve sociale sa ajo."
Pak para vetëvrasjes, vajza vuante nga problemet me gjumin dhe depresionin për muaj me radhë, por veçanërisht gjendja u përkeqësua pas kufizimeve të Covid-19, ku orët e shpenzuara në rrjete sociale u shtuan.
E ëma në padinë e saj pretendon se 11-vjeçares i ishte kërkuar vazhdimisht të ndante në rrjet imazhe me përmbajtje seksuale, të cilat i kishte publikuar kohët e fundit. Për rastin në fjalë, Meta nuk ka ende një përgjigje, ndonëse së fundmi në politikat e tyre kompanitë janë shprehur se mbi të gjitha do të kujdesen për "shëndetin mendor të përdoruesve".
OBSH- Dozat përforcuese, në fillim ata që janë më të rrezikuar
Si fillim, dozat përforcuese do të merren nga personat me imunitet më të dobët. OBSH rekomandon që dozën e prodhuar nga Pfizer/BioNTech ta marrin grupet me prioritet të lartë, katër deri gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë.
Studime të shumta kanë treguar se dozat përforcuese të vaksinave rikthejnë nivelin e imunitetit dhe ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjes së rëndë, duke përfshirë variantet Delta dhe Omicron të koronavirusit.
Burimi: BBC, CNN