Emma Roberts dhe Garrett Hedlund – të cilët kanë bashkë një djalë 1-vjeçar, Rhodes – janë ndarë zyrtarisht.
Çifti u nda javë më parë pas disa muajsh të vështirë në lidhjen e tyre, kanë konfirmuar burimet për People.
“Është e trishtueshme dhe ata po përpiqen të bëjnë më të mirën që të bashkëprindërojnë. Ka qenë e vështirë," tha një burim i brendshëm për People.
Lajmi vjen tre javë pasi çifti festoi ditëlindjen e parë të Rhodes.
Emma dhe Garret ishin bashkë prej pak kohësh. Zërat për marrëdhënien nisën fillimisht në mars të vitit 2019, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angeles. Asokohe, Emma u përfol edhe për ndarjen nga ish-i fejuari, Evan Peters, me të cilin ishte në një marrëdhënie që prej vitit 2012. Përsa i përket Hedlund, gjatë viteve 2011-2016, ai ishte i lidhur me Kirsten Dunst.