Greqia me masa të reja: Testi në kufi s'është më i detyrueshëm
Duke nisur nga data 7 shkurt, mënyra e hyrjes së udhëtarëve drejt Greqisë do të ndryshojë. Për qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar nuk do të jetë më i nevojshëm testi negativ për në aeroporte, porte apo pika kufitare. Mjafton që udhëtarët të kenë me vete një certifikatë vaksinimi.
Vendimi i ri do të përfshijë përveç qytetarëve të BE-së, edhe shtetasit shqiptarë që deri më tani kanë patur të drejtë të kalojnë vetëm duke treguar testin e shpejtë.
Ditë humbjesh për Facebook: Humb 30% të aksioneve
Snapchat, Pinterest, Tëitter, PayPal, Spotify dhe Amazon, ishin të gjitha në rënie gjatë shitjes të aksioneve, përveç Facebook. TikTok, pandemia, pasojat e publikimit të të dhënave, etj kanë ndikuar tek largimi i njerëzve nga Facebook, të cilit iu fshinë 30% të aksioneve, duke shkaktuar kështu atë që u quajt "humbje e paprecedent në histori".
Aksionet e kompanive teknologjike po përballen tashmë me një sërë sfidash, ku përfshihet një ngadalësim i mundshëm i ekonomisë, ndryshimet në rregullat e privatësisë, presioni në rritje i agjensive rregullatore, si dhe sfida nga konkurrentët, që i kanë shtyrë shumë përdorues, në veçanti të rinjtë, drejt platformash të tjera.
Meta, pjesë e së cilës është edhe Facebook dhe përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.
Grupi i shpëtimit bëjnë të pamundurën për të shpëtuar 5-vjeçarin e bllokuar në pus
Prej 4 ditësh, vogëlushi Rayan, 5-vjeç, gjendet i bllokuar në një pus të ngushtë prej 30 metrash që ndodhej pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në Marok ku grupi i shpëtimi po përpiqet në mënyrë "dëshpëruese" për të nxjerrë të voglin dhe nga të dhënat e fundit thuhet se "thuajse në fund të operacionit".
Rayan ka rënë në vrimën 32 metra të thellë në fshatin e tij qe prej mbrëmjes së të martës. Nisur nga mediat lokale, autoritetet kanë arritur të dërgojnë ujë dhe oksigjen tek fëmija i ngecur në pus, por s'kanë asnjë informacion rreth gjëndjes së tij.
“Jemi afër. Kemi punuar pa ndalim për tre ditë dhe ka nisur lodhja, por grupet e shpëtimit vijojnë perpjekjen”,- ushpreh njëri prej drejtuesve të operacionit, Abdesalam Makoudi.
Mali i Everestit: Akullnaja në majën e saj po shkrihet me shpejtësi të frikshme
Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar që akullnaja në majën më të lartë të Everestit të shkrihet me shpejtësi shqetësuese, thotë studimi.
Akullnaja në malin e Everestit, që iu deshën më shumë se 2 mijë vite për t’u formuar është shkrirë brenda 25 viteve. Ekspertët nga Universiteti i Maine kanë zbuluar se akullnaja ka humbur më shumë se 54 metra trashësi në pak më shumë se dy dekada. Ata besojnë se shkak për këtë janë bërë temperaturat e larta dhe erërat e forta.
Burimi: CNN, BBC