Shkencë

Burri i paralizuar ecën sërish falë elektrodave në shtyllën kurrizore

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2022

Burri i paralizuar ecën sërish falë elektrodave në

Një burrë i cili u paralizua në një aksident me motor në vitin 2017 ka rifituar aftësinë për të ecur pasi mjekët i implantuan elektroda (përjcellës përmes të cilit elektriciteti hyn ose del nga një objekt, substancë ose rajon) në shtyllën kurrizore për të riaktivizuar muskujt.

Michel Roccati humbi çdo ndjenjë dhe lëvizje në këmbë pas përplasjes që i preku palcën kurrizore, por mund të qëndrojë dhe të ecë me stimulim elektrik që kontrollohet me valë nga një tabletë.

Ekipi hulumtues tha se implanti elektrik kishte ndihmuar Roccati-n dhe dy pacientë të tjerë - të moshës 29 deri në 41 vjeç - të qëndronin në këmbë, të ecin, të lëviznin me biçikletë, duke rritur shpresat se pajisjet e vogla, implantet, mund të ndihmojnë të paralizuarit që të ketë më shumë pavarësi.

Rocatti e përdor pajisjen si pjesë e stërvitjes dhe rehabilitimit rutinë për forcuar muskujt dhe për të qenë në formë. “Tani është pjesë e jetës sime të përditshme,” tha ai.

I zhvilluar nga Prof. Grégoire Courtine, një neuroshkencëtar në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë, dhe Prof. Jocelyne Bloch, një neurokirurge në spitalin universitar të Lozanës, sistemi përdor një elektrodë të butë, fleksibël që vendoset në majë të nervave të palcës kurrizore.

Pajisja i ndihmoi të tre pacientët të qëndronin në këmbë brenda disa orëve pas operacionit, por performanca u përmirësua me tre deri në katër muaj praktikë dhe trajnim.

“Falë kësaj teknologjie, ne kemi qenë në gjendje të trajtojmë individët me lëndime më të rënda të shtyllës kurrizore,” tha Courtine. “Duke i kontrolluar këto implante, ne mund të aktivizojmë palcën kurrizore siç do të bënte truri natyrshëm që pacienti të qëndrojë në këmbë, të ecë, të notojë ose të ngasë biçikletën.”

Burimet: Nature Medicine, Guardian