Prej pak kohësh, Ashley Graham u bë për herë të dytë nënë dhe kësaj here, nënë binjakësh! Për herë të parë që nga lindja, modelja ndau me fansat foton e parë të bebushave teksa i mbante të dy në gji.
Ashley zbuloi dhe emrat e djemve duke treguar sesi ardhja e tyre mund t'i ndryshojë kaq rrënjësisht gjërat.
View this post on Instagram
"Malachi & Roman. Djemtë e mi kanë qenë mësuesit më të mirë dhe ata që më rikujtojnë gjatë gjithë kohës sa gjëra të vështira mund të bëj."- shkruan Graham.
Nëna e tre fëmijëve më tej vazhdon:
"S'ka qenë fare e thjeshtë, por ja vlen çdo sekondë. Akoma s'e besoj që kam 3 fëmijë dhe mezi pres t'ju tregoj gjithë rrugëtimin tim."
Vieë this post on Instagram
Në 2020 Ashley përmes një videoje në YouTube tregoi thuajse gjithçka për lindjen e vogëlushit të saj të parë Isaac, duke e quajtur lindjen si "dhimbjen dhe njëkohësisht arritjen më të madhe" që ka përjetuar ndonjëherë.