Old Skool hip-hop elektrizoi skenën e Super Bowl Halftime Show dhe jo më kot nëpër rrjete sociale është konsideruar gjerërisht si një nga performancat më argëtuese të viteve të fundit.
Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige, 50 Cent, Eminem dhe Kendrick Lamar dhuruan një super spektakël që shënoi herën e parë që artistët e hip-hopit ishin këngëtarët kryesorë të shfaqjes.
I’ll tell my grandchildren these were The Avengers
— Alejandro ??NYM?? (@Colombian_NYM) February 14, 2022
#SuperBowl #HalfTimeShow #PepsiHalftime pic.twitter.com/YFahcmF5xX
Snoop dhe Dre “tundën” stadimin SoFi në Los Angeles me "The Next Episode" dhe “California Love”.
Snoop Dogg & Dr Dre perform the next episode ?? #HalfTimeShow #SuperBowl pic.twitter.com/c6cmkYEkTh
— Taekpromotions.net (@therealtaek) February 14, 2022
I ftuari surprizë, 50 Cent, interpretoi hitin “In Da Club”.
#NFL
— Bouhalli Houssem (@HoussemBouhalli) February 14, 2022
50 Cent - In Da Club | Pepsi Halftime Show | Super Bowl LVI#PepsiHalftime still dre pic.twitter.com/4cEbtm3Ie4
Blige risolli këngët e famshme “Family Affair" dhe "No More Drama".
MARY. J. BLIGE. ? #PepsiHalftime pic.twitter.com/jRKg9F1ELV
— NFL (@NFL) February 14, 2022
Më pas Kendrick Lamar perfmormoi "Alright", me kërcimtarë në sfond të veshur me shirita që lexonin "DRE DAY".
Kendrick Lamar’s halftime performance #SuperBowl #PepsiHalftime pic.twitter.com/TxFbvE81gI
— XXL Magazine (@XXL) February 14, 2022
Festa vazhdoi me Eminem i cili u shfaq fillimisht për të performuar refrenin e “Forgot About Dre” dhe më vonë “Lose Yourself”. Reperi përfundoi performancën në gjunjë, një referencë për Colin Kaepernick që është gjunjëzuar nëpër ndeshje për të sjellë në vëmendje padrejtësitë racore.
Happy Dre Day !! @drdre @snoopdogg @maryjblige @kendricklamar @50cent @AndersonPaak ??? @NFL #SBLVI #PepsiHalftime https://t.co/PR3WJxVDaK pic.twitter.com/3b7Vdq2zNJ
— Marshall Mathers (@Eminem) February 14, 2022
Pas kësaj, Dr. Dre dhe Snoop Dogg performuan hitin e albumit "2001", “Stil D.R.E”.