Celebrity

Channing Tatum tregon për frikërat më të mëdha si baba i vetëm

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2022

Channing Tatum tregon për frikërat më të mëdha si baba

Channing Tatum dhe Jenna Dewan u ndanë në 2018-ën, por ish-çifti ruajnë marrëdhënie për shkak të vajzës së tyre 8-vjeçe, Everly.

Gjatë një interviste të fundit, aktori foli për eksperiencën dhe frikërat që e mundojnë si baba i vetëm. 

"E di që gjithmonë më ka pëlqyer të luaj dhe t'i bëj të besueshme gjërat magjike, por s'e dija nëse do të isha i aftë ta bëja këtë tani që jam baba single. Kisha dyfish frikë. Mendoja gjatë nëse do të isha në gjendje të bëja për të gjërat që bën një nënë. A do të mundesha të flisja me të siç flet një grua, një nënë?"- u shpreh Channing.

Channing Tatum tregon për frikërat më të mëdha si baba

Përtej frikës ai thotë se arriti të kuptonte se mund t'ja dilte të bënte gjithçka, mjafton të përfshihej në botën e vogëlushes dhe ta ndiqte atë. Të qënit baba i vetëm e bëri Tatum edhe më të dedikuar ndaj së bijës, aq sa e frymëzoi për të shkruar një libër që lidhet me fëmijët dhe marrëdhënien e veçantë mes një babai dhe vajzës.

Burimi: BuzzFeed