KORONAVIRUS

Fëmijët kishin 4 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital me Omicron 

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2022

Fëmijët kishin 4 herë më shumë gjasa të

Fëmijët kishin gati katër herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital gjatë rritjes së rasteve të variantit Omicron, krahasuar me infektimet e shkaktuar nga Delta, sipas një raporti të ri nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Raporti shqyrtoi të dhënat e shtrimit në spital në Shtetet e Bashkuara nga koha kur Delta ishte variant dominues dhe kur Omicron ishte dominues.

Studimi zbuloi se gjatë javës së pikut të Omicron, 7.1 fëmijë për 100,000 u shtruan në spital çdo javë me komplikime të lidhura me Covid-19 krahasuar me 1.8 për 100,000 gjatë javës së variantit Delta.

A duhet të vaksinohen fëmijët? Që nga miratimi i vaksinave kundër Covid-19, ka pasur një debat për vaksinimin e fëmijëve që nuk kanë probleme themelore mjekësore pasi shanset që ata të kenë simptoma më të rënda janë mjaft të ulëta dhe disa kanë argumentuar se kjo duhet krahasuar me efekteve anësore të mundshme të vaksinës.

Në Europë, Agjencia Europiane e Barnave autorizoi vaksinat për fëmijët e moshës 5-11 vjeç në nëntor dhe shpërndarja nisi në dhjetor. Shumë vende në Europë kanë vaksinuar fëmijët e kësaj grupmoshe, ndërsa të tjera shtete kanë qenë më hezituese dhe nuk kanë nisur fushatat e vaksinimit për fëmijët.