Beniada është finalistja e parë që heq dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh! Pas mbylljes së votimit, emri i Beniadës ishte i pari që u lexua, duke trishtuar kështu banorët e tjerë që mbetën brenda.
Zyrtarisht, pretendentë për çmimin e madh mbeten 3: Iliri, Einxhel dhe Donaldi.
Pak para se të dilte, Beniada mori surprizën e madhe brenda shtëpisë. Në oborr, Beniada pa të mbledhur bashkë gjithë fisin e saj, takoi babain dhe në fund këndoi krah Sinan Hoxhës këngën e saj të preferuar.