TV Mania

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën emocionuese

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2022

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën

Pa e ditur se ku po shkonte, Iliri u nis drejt surprizës që do të emociononte atë dhe gjithë të tjerët. 

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën

Krejt papritur, Ilir Shaqiri e gjen veten para Teatrit të Operës dhe Baletit dhe i shoqëruar nga Eno Popi, sheh të atin teksa e priste i ulur në platenë e nderit. I përlotur, balerini ngjitet në skenën e teatrit dhe teksa bisedonte me Enon, dyshes i bashkohet sopranoja Inva Mula.

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën

Qershia mbi tortë ishte ardhja e nënës së Ilirit e cila kërceu me të Valsin e Lumturisë, kënduar nga Inva Mula.

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën

Të emocionuar, nënë e bir performuan valsin ndërkohë që babai i Ilirit i ndiqte i përlotur nga salla.

Ilir Shaqiri lë shtëpinë e famshme për surprizën

Surpriza emocionuese u mbyll me Inva Mulën e cila interpretoi për Ilirin dhe familjen e tij para skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit.